Qytetërim

Ku i buron fuqia Joz Markut?

Është e pabesueshme ajo që po ndodh prej ditësh në sytë e publikut.

Redaksia Zëri
Ku i buron fuqia Joz Markut?
joz marku-pamje nga sherri me eduard kucin

TIRANË- Pamjet janë publikuar në media dhe rrjete sociale, ku Jozefin Marku, i njohur si Jozi, shfaqet në një përplasje fizike me Eduard Kuçin. Në një prej sekuencave, Marku shihet duke e goditur me shuplakë dhe më pas dëgjohet t’i kërkojë: “Ulu në gjunjë.”

Kuçi thotë se në momentin e konfliktit ishte i vetëm përballë një grupi personash, duke e përmbledhur versionin e tij me shprehjen “15 me 1”.

Por përtej konfliktit mes dy personazheve të njohur dhe historisë se kush kë ka sharë më parë në Instagram, kush kë ka provokuar dhe kush kujt i ka kërkuar llogari, ekziston një çështje shumë më serioze: Pamjet e dhunës janë kudo e për to nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Si është e mundur që pamjet e një konflikti të tillë të bëhen publike, të ripublikohen dhjetëra herë, të komentohen nga mijëra njerëz, ndërsa ende të mos ketë një reagim të qartë të autoriteteve që të sqarojë nëse është nisur procedim, nëse Jozi e ka dëmtuar personin më tej apo jo.

Pasi ky që pamë, të gjithë me sytë tanë, nuk është një “beef” mes dy personazheve të Instagramit. Se çështja dukshëm ka kaluar nga territori i spektaklit në atë të ligjit. Dhe ligji, të paktën në teori, nuk shikon numra ndjekësish, fuqi apo njohje.
Dhe ana më e rrezikshme e fenomeneve si ky, është normalizimi. Krijimi i një rehatie shoqërore se dhuna është përgjigje. Për këtë mjafton të shikojmë komentet. Të gjitha, në shumicë dërrmuese janë pro dhunuesit. Shprehje si “bravo”, “mirë ia bëri”, “e meritonte” janë kudo çka tregon se modeli që po ndërtojmë është ky. Dhe në një shtet funksional, askush nuk ka të drejtë të krijojë gjykatën e vet në mes të rrugës, të vendosë vetë kush është fajtor dhe më pas të ekzekutojë vetë “dënimin”. Ku i buron fuqia këtij njeriu?

Ku i buron fuqia Joz Markut?/ZËRI

Poll

MOS HUMB