
SHBA- Mes çifit Justin dhe Hailey Bieber duket se ka ndodhur një dramë e re! Modelja duket se nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në mediat sociale, duke nënkuptuar se ka probleme në martesën e tyre. Në muajt e fundit, spekulimet rreth martesës së këngëtarit dhe modeles kanë qenë të shumta, me raporte që sugjerojnë se ata po shkojnë drejt divorcit. Madje prej ditës së djeshme Justin Bieber ka publikuar shumë postime në rrjete sociale, mes tyre edhe bashkëshorten e tij, e cila duket se i ka bërë “unfolloW”.
Ajo gjithashtu ripostoi një postim në “TikTok” që thuhej: Unë do të isha një psikologe e tmerrshme sepse do të doja të shihja një foto të personit për të cilin po qan."
Pas kësaj përdoruesit e rrjetetve sociale komentuan nën postimet e Justin: Pse Hailey nuk të ndjek më?
Megjithatë, dukej se kishte një problem me Instagramin pasi më vonë doli se çifti vazhdonte të ndiqnin njëri-tjetrin.
Modelja gjithashtu rindau një meme me mbishkrimin: Unë duke analizuar njerëzit kur më bëjnë keq.
Por ndërkohë që ajo nuk e ndjek më bashkëshortin në rrjetet sociale, ai vazhdon të ndjekë atë. Por, kohët e fundit postimet e tij kanë bërë që fansat të shqetësohen për të. Ai ndau një klip të asaj që dukej se ishin gjethe kanabisi së bashku me këngën Bob Marley & The Wailers, Get Up, Stand Up. Para se të ndante një tjetër selfie emocionale, Justin shkroi: Zoti sjell, Zoti vjen, Zoti jep hua, Zoti ndreq, Zoti arrin, Zoti bën atë që unë kurrë nuk munda, krahas një emoji me zemër të bardhë.
Në fillim të këtij viti, u raportua se këngëtari nuk e ndiqte më gruan e tij në Instagram, por më vonë ai tha se dikush i kishte hakuar llogarinë.
Spekulimet për romancën e tyre kanë qenë të shumta pasi ai ndjek edhe vjehrrin e tij, Stephen Baldëin. Kjo erdhi pas raportimeve se çifti nuk e takonin më familjen e Hailey Bieber dhe të afërmit e saj nuk e kishin takuar djalin e tyre, Jack Blues.
Hailey Bieber së fundmi zbuloi se nuk është më aq “e afërt” me familjen e saj të njohur. Ajo u shpreh për revistën W, duke ia atribuar natyrës së saj "shumë të pavarur" dhe tha: Unë jam e pavarur tani dhe kam ndërtuar familjen time.
Por nuk është vetëm martesa e tyre ajo që i ka shqetësuar fansat. Shumë janë shqetësuar për vetë Justinin Bieber pas një sërë postimesh shqetësuese të shpërndara në rrjetet e tij sociale. Ai u shpreh gjithashtu se si urrente veten dhe po luftonte me urrejtjen për të tjerët, duke shkruar: Si nuk mund të ndjenim urrejtje nga gjithë lëndimi që kemi përjetuar.
Fansat janë të shqetësuar se ai është kthyer në një përdorues të drogës. Por, ai hodhi poshtë këto spekulimie, duke u shprehur se nuk përdor drogë dhe se ndjehet shumë mirë.
Duke folur për TMZ, zëdhënësi i Justin Bieber tha se viti i kaluar ka qenë "shumë transformues për të pasi ai i dha fund disa miqësive të ngushta dhe marrëdhënieve të biznesit që nuk i shërbenin më"./ZËRI