Qytetërim

Kiara Tito zbulon shtëpinë e re luksoze: Kemi vendosur kamera sigurie

Kiara Tito tregoi se kamerat i kishin vendosur pasi fillimisht kishin menduar që për të bijën të punësonin një dado që të kujdesej për të.

k.m.
Kiara Tito zbulon shtëpinë e re luksoze: Kemi vendosur kamera sigurie
Kiara Tito

TIRANË- Moderatorja Kiara Tito ka hapur dyert e shtëpisë së saj. Në një rrëfim për “Goca & Gra”, Kiara zbuloi se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera për çështje sigurie. Tito tregoi se kamerat i kishin vendosur pasi fillimisht kishin menduar që për të bijën të punësonin një dado që të kujdesej për të.

“Kemi vendosur kamera, për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado, por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt,”-tha moderatorja.

Më tej, moderatorja rrëfeu se çfarë ka mësuar nga të qenit nënë.

“Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova.”/ZËRI

Poll

MOS HUMB