
TIRANË- Fiori Jaso shkoi që të kryente shërbimet e saj të bukurisë duke zgjedhur klinikën e këngëtares Xhensila Myrtezajt, "Silabel Clinic". Por edhe pse shkoi për të kryer një trajtim jo invaziv në fytyrë, doli prej klinikës me shenja të dukshme në fytyrë, që deri më sot nuk i janë rikuperuar. Edhe pse kanë kaluar disa javë që kur ka bërë denoncimin e parë, sërish për të duket se nuk ka drejtësi. Ndaj edhe sot ka bërë sërish një përmbledhje të asaj që ka ndodhur!
Ajo ka zbuluar se më 12 Mars kishte kryer një trajtim "HIFU Ulthera", i kryer nga mjekja Melita Todaj. Teksa tregon çfarë trajtimi ka kërkuar, zbulon se ka kontaktuar edhe me kompaninë nga ku pretendohet se është blerë kjo paisje për t'u sjellë më pas në Shqipëri, në klinikën e këngëtares. Kompania "Merz Aesthetics" pranon se nuk ka asnjë prani komerciale në Shqipëri, pra nuk kanë shitur kurrë asnjë pajisje, rrjedhimisht as të "Silabel".
Edhe pse thekson se ka tentuar disa herë që të kontaktojë me kompaninë, përgjigje dhe një sqarim apo kërkesë falje nuk ka marrë.
"Dy ditë pas trajtimit, u riktheva shumë e shqetësuar tek klinika dhe zhvillova një konsultë me një tjetër mjeke të klinikës, Artiola Todaj. Përgjigjet e saj që më kanë mbetur në "-shkruan klientja.
E ndërkohë që lajmi ka kohë që qarkullon jo vetëm në mediat sociale, nga klinika nuk mbahet aspak përgjegjësi, edhe pse në rast ka pasur një dëmtim fizik.
DENONCIMI I PLOTË I FIORI JASOS:
PSE PO E NDAJ KËTË HISTORI?
Në Shqipëri, shumë njerëz nuk flasin kur u ndodh diçka e padrejtë. Shpesh nga frika, shpesh sepse ndihen të pafuqishëm. Vendosa ta ndaj këtë eksperiencë traumatike për mua, sepse nuk ka të bëjë thjesht me një trajtim estetik që shkoi keq, por me mungesën e përgjegjësisë, e mbrojtjes si paciente, dhe transparencës nga klinika që i besova. Nuk kam qëllim të dëmtoj dikë me këtë postim, por nuk dua që t'i ndodhë dikujt tjetër ajo që më ndodhi mua.
ÇFARË TRAJTIMI BËRA?
Në 12 Mars bëra një trajtim fytyre të reklamuar si HIFU Ulthera tek Silabel Clinic, i kryer nga njëra prej mjekeve të klinikës, Melita Todaj. HIFU Ulthera (High-Intensity Focused Ultrasound) është një teknologji jo-invazive që stimulon kolagjenin në mënyrë natyrale. Kjo do të thotë: pa dëmtime në lëkurë dhe pa nevojë për kohë rikuperimi.
ÇFARË NDODHI?
Trajtimi më la gërvishtje të thella, ende të dukshme pas një muaji; ndjesi se më ishte prekur një fije nervore në zonën e ballit, dhe një lloj dobësie në syrin e djathtë. Përpara trajtimit, bëra shumë kërkime mbi teknologjinë HIFU Ulthera. Por ajo që nuk më shkoi në mendje ishte që pajisja mund të mos ishte autentike, dhe që stafi mund të mos kishte trajnimin e duhur për ta përdorur. Këto i mora të mirëqena dhe sot mendoj se ka qenë një gabim i madh.
A ËSHTË PAJISJA HIFU ULTHERA ORIGJINALE, SIÇ REKLAMOHЕТ?
Kam kontaktuar kompaninë Merz Aesthetics, që prodhon pajisjen Ulthera, dhe më konfirmuan me email se: • Merz nuk ka një prezencë tregtare në Shqipëri As Merz, as distributorët e tyre të autorizuar nuk shesin pajisje Ulthera në Shqipëri • Klinika Silabel nuk figuron në regjistrin e klientëve të tyre Për më tepër, qendrimi i klinikës ishte se gërvishtjet janë shkaktuar nga mikro-gjilpëra (microneedles) tek pajisja, ndërkohë që një pajisje origjinale HIFU Ulthera nuk përmban microneedles.
"Dear Ms. Jaso, Thank you for your patience. Merz does not maintain a commercial presence in Albania. Accordingly, neither Merz nor its authorized distributors sell Ultherapy devices in Albania. Merz does not have any record of Silabel Clinic as a customer. If you ëere to provide a serial number, ëhich is located on the back of the Control Unit, ëe can investigate ëhether the device is authentic. EMAIL NGA MERZ AESTHETICS..."
A ËSHTË PAJISJA HIFU ULTHERA ORIGJINALE, SIÇ REKLAMOНЕТ?
Bazuar në këto informacione, kam arsye të besoj se pajisja që është përdorur në fytyrën time mund të mos jetë Ulthera origjinale dhe Klinika Silabel nuk më ka ofruar asnjë dokument që të më bindë për të kundërtën. Ende nuk e di se çfarë pajisje më është vendosur në fytyrë, çfarë valësh mund të emetojë një pajisje e paautorizuar, dhe vazhdoj të jem në ankth për pasojat afatgjata te shëndeti im.
A KA QENË STAFI MJEKËSOR I TRAJNUAR?
Dy ditë pas trajtimit, u riktheva shumë e shqetësuar tek klinika dhe zhvillova një konsultë me një tjetër mjeke të klinikës, Artiola Todaj. Përgjigjet e saj që më kanë mbetur në
A KA QENË STAFI MJEKËSOR I TRAJNUAR?
Kur pyeta pse nuk më kërkuan historikun mjekësor, më thanë: "Pse sheh në internet, më beso mua që jam doktoreshë." Sipas protokollit të Ulthera, trajtimi nuk rekomandohet për persona me diabet, shtatzani, apo sëmundje autoimune por mua nuk më pyeti njeri. Manuali i pajisjes? Materiale trajnimi? "S'e kemi më manualin. Por doktoresha e mëparshme më tregoi si përdoret."
ASNJË PËRGJIGJE NGA SILABEL CLINIC
Kam kërkuar disa herë nga klinika: Numrin serial të pajisjes së përdorur dhe dokumentacion që vërteton origjinalitetin • Çertifikata trajnimi të stafit për > përdorimin e pajisjes • Filmime të trajtimit për të kuptuar më mirë çfarë ndodhi Deri tani, nuk më kam marrë asnjë përgjigje, pavarësisht insistimit tim./ZËRI