Qytetërim

Italianet që do të luajnë në Evropë këtë vit, Bolonja nuk dorëzohet për Champions

Situata në Serinë “A” për garat evropiane është ende e hapur, me vetëm dy javë të mbetura nga fundi i kampionatit.

Redaksia Zëri
Italianet që do të luajnë në Evropë këtë vit,
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Pas triumfit historik në Kupën e Italisë kundër Milanit, Bolonja siguroi jo vetëm trofeun e tretë në historinë e klubit, por edhe kualifikimin e garantuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Evropës. Kjo është hera e parë që Bolonja fiton një kupë madhore pas 51 vitesh dhe për trajnerin Vincenzo Italiano është trofeu i tij i parë si trajner, pas tri finaleve të humbura më parë.

Situata në Serinë “A” për garat evropiane është ende e hapur, me vetëm dy javë të mbetura nga fundi i kampionatit. Inter, Napoli dhe Atalanta janë tashmë të kualifikuara për Ligë Kampionesh, ndërsa për vendin e katërt garojnë gjashtë skuadra – mes tyre edhe Bolonja, që është vetëm dy pikë larg Juventusit.

Lacioja dhe Juventusi aktualisht janë në zonën e Ligës së Evropës ndërsa Roma shkon drejt Ligës së Konferencës, por gjithçka mund të ndryshojë në ndeshjet e fundit.

Në rast se Bolonjaa kalon Juventusin dhe arrin vendin e katërt, atëherë kuqeblutë do të shkojnë në Ligë Kampionesh, Juventusi dhe Lacioja në Ligë Evrope dhe Roma në Konferencë./ZËRI

Poll

MOS HUMB