
ITALI- Lojtarët e Napolit fituan titullin e katërt të Seria A në historinë e klubit. Pas dy "scudettove" në epokën e Diego Maradonës, napolitanët fituan titullin pas 33 vitesh në sezonin 2022-2023, dhe pas një viti pritjeje, titulli u kthye në rrugët e Napolit.
Teksa qindra mijëra tifozë të entuziazmuar ishin mbledhur në shesh dhe brohorisnin për triumfin, një flamur ra në sy. Kapiteni i skuadrës së Kosovës, Amir Rahmani, festoi me flamurin verdhë e blu. Madje, flamuri falëvitej në pjesën e përparme të autobusit.
Por festa kishte edhe anën negative. 39 persona u plagosën, mes të cilëve një turist belg, që pësoi plagë me thikë në këmbë./ZËRI