Qytetërim

Hija e Antonio Kontes dhe karriera e Tudorit

Klubi e ruan të drejtën për ta ndërprerë bashkëpunimin duke paguar një penalitet deri në fund të korrikut.

Redaksia Zëri
Hija e Antonio Kontes dhe karriera e Tudorit
Igor Tudor

ITALI-Trajneri kroat, Igor Tudor sapo ka përmbushur një objektiv sezonal të Juventusit, që ia rinovon automatikisht kontratën, por ka vetëm 1 problem: hija e kampionit të saposhpallur Antonio Konte ka fituar mendjet e të gjithë mjedisit juventin. Gazetarët këtë fakt e dinë, ndaj pas fitores dhe përmbushjes së objektiviit sezonal, në konferencën për shtyp në Venecia e pyetën për të ardhmen e tij.

“Do të vendoset shumë shpejt,” tha ai, duke shtuar se një trajner duhet të pranojë paqëndrueshmërinë e profesionit të tij. Sipas Tudorit, çdo vendim mbi qëndrimin e tij duhet të merret përpara Botërorit për Klube, pasi do të ishte e pakuptimtë të udhëhiqte skuadrën në atë turne pa e ditur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Juventusit.

Kualifikimi në Ligë Kampionesh ka aktivizuar automatikisht rinovimin e kontratës së Tudorit deri më 30 qershor 2026, megjithatë kjo nuk e garanton qëndrimin e tij. Klubi e ruan të drejtën për ta ndërprerë bashkëpunimin duke paguar një penalitet deri në fund të korrikut.

Pikërisht sepse në sfond vijon të qarkullojë ideja e rikthimit të Antonio Kontes, trajneri kroat po pret një takim me drejtuesit për të përcaktuar qartë të ardhmen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB