Qytetërim

Finalja e Botërorit! Arbitri Slavko Vincic nuk mban lotët pasi mësoi se do të gjykojë Spanjë - Argjentinë

Ai tha se ëndrra më e madhe e çdo arbitri është të drejtojë një finale të Kupës së Botës dhe se ndihet jashtëzakonisht krenar për këtë arritje.

F.I
Finalja e Botërorit! Arbitri Slavko Vincic nuk mban lotët pasi
Slavko Vincić 

SHBA-Slloveni Slavko Vincić është caktuar nga FIFA si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Spanja do të përballen më 19 korrik. Caktimi i 46-vjeçarit nga Maribori në këtë rol përbën një moment historik, pasi ai bëhet gjyqtari i parë slloven që drejton finalen e një Kampionati Botëror dhe personi i 23-të në histori që merr këtë përgjegjësi.

Gjatë mbledhjes me arbitrat e Botërorit 2026, 46-vjeçari Slavko Vincic nuk i ka mbajtur lotët kur drejtuesit e Gjykimit në FIFA i kanë komunikuar lajmin. Ai tha se ëndrra më e madhe e çdo arbitri është të drejtojë një finale të Kupës së Botës dhe se ndihet jashtëzakonisht krenar për këtë arritje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kupa e Botës 2026 është turneu i tij i dytë botëror ku arbitron, pasi kishte gjykuar edhe dy takime në Katar 2022. Në këtë edicion të Kupës së Botës, Vincić ka arbitruar ndeshjet Brazil-Marok dhe Jordani-Algjeri në fazën e grupeve, si edhe përballjen Meksikë-Ekuador në raundin e 32 skuadrave. Performancat e tij të qëndrueshme gjatë gjithë turneut bindën Komitetin e Gjyqtarëve të FIFA-s që t’i besonte drejtimin e finales.

Poll

MOS HUMB