
KOSOVË- Dje ka nisur edicioni i tretë i "Big Brother VIP Kosova", duke mirëpritur 19 banorë të rinj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Hyrja e parë ishte këngëtarja Rovena Stefa. Pas saj, në shtëpi u fut Kevin Edmond, një i ri që jeton jashtë vendit, ndërsa modelja shqiptare Diana, e cila jeton në Norvegji, ishte e treta që iu bashkua kastit. Aktori Besfort Daka ishte i katërti që hyri në shtëpi, ndërsa reperja Bay T u prezantua si banorja e pestë. Më pas, gazetari Vullnet Krasniqi u bë banori i gjashtë, ndërsa kastit të këtij edicioni iu shtua edhe aktorja Sara Kolami e njohur për elegancën e saj.
Leonardo Gashi, një prishtinali i rritur në Gjermani, ishte banori i tetë. Banori i radhës ishte Burim Vatovci, i cili hyri në shtëpi me synimin për të arritur sa më larg, ndërsa Lejla u bë banorja e dhjetë. Boksieri Drilon Rama ishte nga të paktët personazhe që nuk u përfol se do të ishte pjesë e këtij show, por me sa duket ishte lënë 'surprizë'.
Një tjetër hyrje interesante ishte edhe humoristi i njohur shqiptar Rrezart Veleshnja, i cili për shumë vite ka qënë pjesë e kastit të emisonit 'Portokalli', por këtë vit zgjodhi të 'zhvendoset' në Kosovë. Sportisti Arion ishte i 13-ti që u fut në shtëpi, ndërsa Xheneta dhe Aria, respektivisht banorja e 14-të dhe e 15-të, u prezantuan me entuziazëm.
View this post on Instagram
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, që u bë banori i 16-të u prit me shumë entuziazëm nga publiku për shkak të popullaritetit të tij të gjerë. Gresa Gashi ndryshe nga pjesa tjetër 'zbriti nga qielli', ajo bëri një hyrje të veçantë me parashutë. Banori i 18-të ishte Mevlan Shaba, që nuk i kurseu fjalët e mira për veten e tij duke e prezantuar veten si një luftëtar, ndërsa influencerja Ana Ejupi nga Prishtina u bë banorja e 19-të.
Ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi, ishte e fundit por jo më pak e rëndësishmja që hyri në shtëpi, duke e mbyllur kështu listën e banorëve për episodin e parë.
Edhe përse u përfol shumë moderimi i spektaklit, edhe këtë vit iu besua Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ndërsa siç u përfol disa ditë më parë, detyrën e rëndësishme të analistëve do e mbajnë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka.
U premtua se ky spektakël do të dhuronte emocione dhe momente të paharrueshme për publikun, i cili ne fakt le të themi se 'u zhgënjye' me perosnazhet që u bënë pjesë e kastit. Një pjesë e madhe e ndjekësve janë shprehur se ata nuk njohin shumë personazhe dhe se tashmë 'shpresat' i kanë tek hyrjet e reja që do i bashkohen emisonit në të ardhmen.
Edhe pse ndoshta është ende herët për ta thënë, nuk mbetet gjë tjetër për të bërë veç se të 'njohim' këta personazhe që mund të jenë tepër intereant në këtë 'eksperiment social'./ZËRI