Qytetërim

"Bentley" merr para partneren e këngëtarit grek, shpëton paq e reja dhe foshnja

Mediat greke bëjnë me dije se shoferi i një makine luksoze e ka përplasur teksa ajo po ecte me fëmijën e saj në rrugë.

k.m.
"Bentley" merr para partneren e këngëtarit grek,
Konstantinos Argyrou dhe Alexandra Nika

GREQI- Një incident ka ndodhur pasditen e të dielës në Greqi; ku partneres së këngëtarit të njohur grek Konstantinos Argyros, Alexandra Nika i është rrezikuar jeta. Mediat greke bëjnë me dije se shoferi i një makine luksoze e ka përplasur teksa ajo po ecte me fëmijën e saj në rrugë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në kryqëzim, rreth orës 18:30 pasdite të së dielës, kur në rrethana të panjohura drejtuesi i makinës "Bentley" ka përplasur gruan dhe më pas është zhdukur nga vendi i ngjarjes. Ajo ka mbetur e plagosur lehtë dhe nuk ka pasur nevojë të transportohet me ambulancë në spital, ndërsa foshnja ka mbetur e padëmtuar.

Hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe po kërkohet drejtuesi i mjetit luksoz.

Marrëdhënia e Konstantinos Argyros me Alexandra Nikën

Lidhja e Konstantinos Argyros me Alexandra Nikën u bë e njohur në mars të vitit 2023. Alexandra Nika është vajza e biznesmenit grek George Nika. Të dy janë njohur nëpërmjet mikut të tyre të përbashkët Anestis Evangelopoulos. Çifti ruan një profil të ulët në jetën e tyre personale. Djali i tyre, Vasilis, lindi nëntorin e kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB