
BRITANI E MADHE- Kolumnistja e Guardian, Zoe Wood vendosi të bënte një eksperiment të çuditshëm: të kthehej, për një javë dhe të përdorte telefonin Nokia 3210, Cilat ishin surprizat e këndshme dhe cilat ishin shqetësimet nga kjo përvojë? Siç shkruan ajo në artikullin e saj, sfida e parë shfaqet kur ajo përpiqet për dhjetë minuta të shtypë një mesazh me "butonat e vegjël".
"Është hera e parë në më shumë se dhjetë vjet që nuk kam akses në emailin tim të punës. Fatkeqësisht, nëse ju interesojnë lajmet, është një ditë e keqe për të qenë jashtë linje."
Nga ana tjetër, kjo përvojë sjell emocione të harruara.
"Kur ishte hera e fundit që hape një kalendar letre? Ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë kur u transferova në Londër, me një biletë treni javore dhe një portofol plot me karta bankare dhe anëtarësie. Në atë kohë luaja Snake në Nokia 3210 origjinale. Tani i bëj të gjitha këto me aplikacione, plus lexoj lajmet, dërgoj email, blej dhe kontrolloj si do jetë moti- madje dhe guxoj të them që teknologjia nuk më pëlqen.”
Kështu, mëngjesin e parë të javës që e kaloi pa një "smartphone", ajo e gjeti veten disi xheloze për ata që e rrethonin në tren, të cilët mbanin kufjet në vesh dhe kontrollonin telefonat.
"Në kafen time të mëngjesit kuptova se nuk kisha asgjë për të lexuar. Nuk lexoja dot titujt e lajmeve, as postimet në X dhe as emailet. Gjatë kafesë së mëngjesit kuptova se nuk kisha asgjë për të lexuar. Gjatë javës, shumë gjëra duhej të prisnin derisa të isha para një kompjuteri, si kontrollimi i llogarisë time bankare dhe kartës së kreditit."
Një gjë për të cilënia vlejnë këta telefona është kostoja e tyre. Kohëzgjatja e baterisë së tyre nuk ka fund dhe një telefon i tillë kushton vetëm 75 paund, ndërsa një iPhone fillon nga 800.
"Në fund të pandemisë pata një epifani në lidhje me celularin. Ndjeva sikur kujtesa po më shuhej. Diagnoza ishte e dhimbshme: kisha ndaluar së dëgjuari dhe e gjithë vëmendja ime ishte kthyer nga ekrani i telefonit."
"Një telefon "tullë" ju bën më pak të fiksuar pas telefonit tuaj por është i përshtatshëm vetëm për ata që e shmangin komunikimin me të tjerët ose janë me pushime. Nuk është i favorshëm për ata që kanë një punë dhe fëmijë. Është shumë më e lehtë të vendosësh kompjuterin në xhep sesa xhindin dixhital në shishe."/ZËRI