Qytetërim

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Këtë herë me një projekt krejtësisht ndryshe!

Detajet mbi datën e publikimit ende nuk janë bërë të ditura, por pritshmëritë për këtë rikthim janë të larta.

M.M
Arbana Osmani rikthehet në ekran? Këtë herë me një
Arbana Osmani

TIRANË- Arbana Osmani, një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, me sa duket se është duke punuar për një projekt të ri që do të sjellë rikthimin e saj shumë shpejtë.

Sipas "Vip Magazine", Osmani po përgatit një seri intervistash në formatin Podcast, një trend në rritje që ka fituar popullaritet në Shqipëri.

Detajet mbi datën e publikimit ende nuk janë bërë të ditura, por pritshmëritë për këtë rikthim janë të larta. Përveç angazhimeve në media, Arbana ka shënuar suksese edhe në biznes, duke zgjeruar aktivitetin e saj me tre pika të reja restorantesh.

Menjëherë pas përfundimit të BBVK 2 dhe pasi Arbana u konfirmua se nuk do të moderonte Big Brother VIP Albania 3, filluan aludimet se Osmani do të merrte në dorë drejtimin e BBVK 4 krah Luiz Ejllit si opinionist. Ky lajm asnjëherë nuk u konfirmua apo mohua nga vetë moderatorja deri sa produksioni publikoi spotin e BBVK 3 dhe zbuloi se programi i ishte besuar përsëri Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit.

Dalja e fundit në ekran e Arbanës ishte në 2023-shin, me fundin e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, dhe në mënyrë të beftë ajo u zëvendësua nga ish-miku i saj Ledion Liço./ ZËRI

Poll

MOS HUMB