Qytetërim

Anaid Kaloti plas “bombën”, zbulon publikisht lidhjen e re të Gjestit dhe flet "për lojën e këngëtarit dhe Eglit"

Pas Big Brother VIP, Gjesti dhe Egli duket se kanë pasur një lojë për publikun. Anaid Kaloti zbulon të fshehtat dhe paralajmëron: fama e rreme nuk zgjat shumë!

f.g
Anaid Kaloti plas “bombën”, zbulon publikisht lidhjen e re
Egli, Gjesti dhe Anaidi

TIRANE- Anaid Kaloti ka zbuluar prapaskenat pas Big Brother VIP Albania, duke sugjeruar se Gjesti, fituesi i show-t, ka pasur ndjenja për një tjetër femër jashtë Eglit. Nëpërmjet një fabule simbolike, Kaloti tregon se lidhja mes tyre ishte vetëm për publikun dhe se Gjesti nuk kishte ndjenja të vërteta për Eglin, madje e përshkruan atë në mënyrë shumë të ashpër. Ai gjithashtu ironizon përpjekjet e tyre publike për të mbajtur famën, duke paralajmëruar se vëmendja e rreme ka kosto të lartë.

POSTIMI I PLOTE:

Fabula titullohet “Ra fama nga fiku”.

Pas mbarimit të një reality show, një plak jo dhe aq i urtë ulet me një çift që po e gëzon famën e momentit – Egli dhe i ashtuquajturi “kingi”. Plaku u thotë:
“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut, sepse ju besuan dhe ju deshën bashkë. Ti mund ta ndihmosh kingin të eci, dhe ai ty – kështu fitoni besimin e publikut.”

Egli ishte dakord, ndërsa kingi jo.
Kingi kishte lidhje të fshehta dhe s’do që Egli të eci shumë. Kishte më shumë hallin e një tjetër vajze, për të cilën kishte thënë që nuk donte të ndante as këpucët.
“Jam në majë, nuk kam nevojë për ty,” – i thotë ai.
Plaku qeshi me mendje dhe i tha:
“Të gjithë në një moment e prekin suksesin. Por më i mençur është ai që e mban gjatë atë. Më pëlqen vetëbesimi yt. Por mos harro: nëse bie nga lart, është shumë më e vështirë të ngrihesh prapë.”

Kaloi pak kohë dhe të dyve iu ra fama.
Kingi nuk arrinte më të bënte dot as 1/10 e koncerteve të një ish-fituesi të dikurshëm, ndërsa Egli mori një drejtim që nuk e çoi askund.
Ata provuan të riktheheshin – me intervista, me video, me lutje:
“Ça të bëjmë, ça të bëjmë, bëjmë!” – thoshin.
Askush nuk reagoi. Askush nuk e hëngri më.

Në fund, provuan një skemë të fundit publike:
Veshën bluza me fytyrat e njëri-tjetrit, dolën në skenë dhe puthën bluzat. Ishte një përpjekje për të mashtruar publikun – dhe ndoshta edhe veten – që ende ishin bashkë, ende i donin. Por nuk funksionoi.

Fama nuk u rikthye.
Plaku e mbylli me një reflektim:
“Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë është të ngrihesh kur bie poshtë.” 

Poll

MOS HUMB