Aktualitet

Punonjësi 62-vjeçar humb jetën në minierën e kromit në Martanesh

Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti që i kushtoi jetën punonjësit

F.I
Punonjësi 62-vjeçar humb jetën në minierën e kromit
FOTO ILUSTRUESE

BULQIZË- Një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një galeri kromi në zonën e Krastës, në Martanesh.Viktima është indentifikuar si Gëzim Muça, 62-vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti që i kushtoi jetën punonjësit, ndërsa atoritetet pritet të kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të plota.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.11.2026, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

MOS HUMB