
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përsëritur edhe njëherë afatin e fundit për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj. Pas konferencës së Kryetarëve, Spiropali tha para mediave se Alibeajt i kanë mbetur edhe 10 ditë për të depozituar produktin e punëve të këtyre muajve. E pyetur nëse vendimi për të rënë dakord me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi, mund të përkthehet si njohje "defacto" e 'Rithemelimit' si shumicë në opozitë, Spiropali tha se PS po bën vetëm detyrën e saj duke respektuar deputetët e zgjedhur nga qytetarët.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Spiropali: Nuk kanë munguar thirrjet tona të ulemi në tryezë. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë. Një instrument që u jep atyre mundësinë për të rritur kontrollin. Ri kërkesa e tyre dhe shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në tryezë gjithë kohës. Unë jam patjetër e lumtur që do dëgjoj zotin Bardhi, Tabaku, Gjergji dhe të tjerë që të jenë në Kuvend, atje ku debatohet edhe flitet. Pra ky nivel pjekurie, mësimi është marrë që radikalizimi nuk është flamur fitoreje. Përfaqësuesit e vendeve janë për të ruajtur raportet dhe interesat për miqësinë e vendeve ku ato janë. S'mund të ketë presion ndërkombëtar për këtë çështje. Ne këtu kemi qenë, kemi ardhur për të diskutuar projektligje, ato nuk kanë kaluar pas për 2 dhe as për 5 minuta. Afati i Komisionit është 22 mars, presim të shohim produktin.
Sa i takon marrëdhënieve tona me opozitën, fitore apo humbje skemi nevojë të bërtasim. Fitoret tona i përcakton vota. Nuk ka patur mes nesh negociata të fshehta, janë institucionet e Kuvendit ato që duhet të jenë ura politike. Ne nuk jemi armiq. Më vjen mirë që opozita ka arritur këtë pjekuri politike. Greva e urisë para kryeministrisë nuk na çoi askund, as bojkoti i zgjedhjeve as djegia e mandateve. As tymi as molotovi asgjë nga këta nuk e rrit besimin e te një forcë politike. Ambasadorët janë këtu për të ruajtur interesat e vendit të tyre. S’mund të ketë presion ndërkombëtarësh. Partnerët tanë në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit.
Keni thënë se kaosi ka qenë për non gratën, apo tërhiqeni nga vendimi?
Spiropali: Se çfarë mendoj unë ia kam thënë në sy, por sot nuk është vendi që të komentoj këtë çështje. Kjo është detyra jonë. E rikthem që flamujt e radikalizimit ngrihet edhe për çështje të tjera partiake. Ne respektojmë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Njihni defacto shumicën si përfaqëse të PD?
Spiropali: Nuk ka nevojë për përsëritje, do debatojmë pavarësisht kush është pranë teje. Deputetët duhet të jenë në kuvend pavarësisht çështjeve të drejtësisë.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI