
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e nënkomisioneve që do të ngrihen në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij para mediave, Bardhi tha se pjesë do të jetë me siguri Oerd Bylykbashi, ndërsa kolegu i dytë do të zgjidhet nga vetë grupi parlamentar. Teksa fliste nuk iu la pa përmendur edhe kryedemokrati i vulës, Lulzim Basha, por kësaj pyetjeje, demokrati iu përgjigj me ironi.
PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:
E keni nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën...
Bardhi: Nuk e kemi patur në mendje fare
Salianji ka deklaruar se nëse duhet të bënim sherr, nuk është e thënë të bënim edhe marrëveshje me Edi Ramën. Beteja juaj ishte kundër Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?
Bardhi: Se cili do të jetë objekti, ju do ta shihni nesër. Mos u nxitoni të arrini konkluzione të gabuara. Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën. Edhe pse nëse çështja kërkon ulje me përfaqësuesin e maxhorancës nuk ka pasur asnjë kompleks opozita. Ne jemi ulur me kryetaren e Kuvend dhe kreun e grupit parlamentar të PS. Kush pyet çfarë ka fituar opozita, po i them kemi rikthyer 12 tetorit! Kemi zbërë votimin arrogant të maxhorancës për rrëzimin e kërkesave tona.
Listën në Komisione do e diktojë maxhoranca...
Bardhi: Askush nuk do të ketë mundësi për të diktuar listën. Ligji është në Gjykatë Kushtetuese, ne shpresojmë që të kthejë një përgjigje të shpejtë, por zbatimi i Kushtetutës në këtë çështje është detyrim.
A do e votoni amnistisë penale?
Bardhi: Ka pasur vetëm diskutim procedural.
E keni caktuar kush do të jenë anëtarët e nënkomisionit?
Bardhi: Që do të jetë zoti Bylykbashi kjo nuk ka diskutim, i dyti do zgjidhet nga grupi parlamentar i PD-së. Unë po e deklaroj që tani që nuk do të jem.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI