Politikë

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

F.I
Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që
kandidatët

TIRANË- Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda.  Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

"Sot janë zgjedhjet në degën Kamzë ku kandidojnë tre personalitete të nderuara si Zoti Alfred Halilaj, Zoti Artan Kukeli dhe Zoti Petrit Doda për kryetar të kësaj dege", shkruan Balliu.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB