Politikë

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia denoncon: Anëtarëve të PS iu rinovuan dokumentet

OMONIA denoncon se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar,
Foto ilustruese

HIMARË- Organizata "OMONIA" ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeveë për të mos lejuar qytetarët që u kanë skaduar karta e identitetit që të mos votojnë. Me anë të një deklaratë për mediat, OMONIA denoncon se kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Reagimi i tyre vjen pas rreth 200 qytetarë janë paraqitur të votojnë me karta identiteti të skaduar në Himarë fshat, por nuk janë lejuar nga ana e komisionerëve.

Deklaratë për shtyp:

Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara. Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit.

Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh. Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.

Omonoia Dega Himare

Gara në këto zgjedhje zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB