Politikë

Zgjedhjet në Himarë/ 100-vjeçari shkon për të votuar...nuk lejohet!

Të njëjtin fat si ai kanë edhe 136 zgjedhës të tjerë në Bashkinë e Himarës, të cilët nuk janë regjistruar si votues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të moshës. 

k.m.
Zgjedhjet në Himarë/ 100-vjeçari shkon për të
Foto ilustruese

HIMARË- Një 100-vjeçar ka shkuar për të votuar për zgjedhjet në Himarë, por nuk e ka gjetur emrin e tij në listë. Të njëjtin fat si ai kanë edhe 136 zgjedhës të tjerë në Bashkinë e Himarës, të cilët nuk janë regjistruar si votues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të moshës. 

Kjo pasi të gjithë personat mbi 100 vjeç duhet të bëjnë një verifikim paraprak me një vendim gjykate.

Kështu që të 136-ve, kësaj here do t'u mohohet e drejta e votës. 

Por 23 mijë të tjerë do të mund të ushtrojnë sot të drejtën e tyre për të zgjedhur kryebashkiakun e ardhshëm të Himarës.  Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi. Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB