Politikë

Zgjedhja e kryetarit të ri/ Debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak të Himarës! Beleri 'flet' nga burgu

Ndërkohë pas shpalljes së vendimit ka reaguar dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit nga burgu i Fierit shprehet se me zgjedhjen e Bollanos në krye të bashkisë, Kryeministri Edi Rama do të vijojë të vjedhë pronat e Himarës.

E.K
Zgjedhja e kryetarit të ri/ Debate dhe përplasje në
Fredi Beleri dhe Arqile Bollano

HIMARË- Mes tensionesh dhe debatesh është zgjedhur këtë të premte kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës. Me 12 vota pro, Këshilli Bashkiak zgjodhi në krye të bashkisë, Arqile Bollanon, ndërsa kandidati tjetër në garë, Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara. Debate ka pasur mes këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës, kur në një moment tonet janë ngritur dhe madje një nga këshilltarët është çuar dhe nga tavolina duke iu drejtuar kolegës përballë me fjalët: Mos vazhdo më, kaq po të them.

Pas debateve mbledhja vijoi e tensionuar për në fund, Bollano dhe pse i komanduar, mori “çelësat” e zyrës së kryebashkiakut. Zgjedhjet erdhën pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, e cila qëndroi në detyrë për dy muaj. Ndërkohë pas shpalljes së vendimit ka reaguar dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit nga burgu i Fierit shprehet se me zgjedhjen e Bollanos në krye të bashkisë, Kryeministri Edi Rama do të vijojë të vjedhë pronat e Himarës.

Regimi i Belerit:

Sot Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet.

I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht!

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar, cdo keshilltar te ndershem, cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .

Së bashku jemi me te forte!

HIMARA JENI JU!

Fredi Beleri,

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

IEVP FIER, 07/06/2024

Aktualisht, Fredi Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet nga Gjykata e Posaçme për krim zgjedhor. Blerina Bala paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale. Megjithatë nuk kanë munguar raportimet nga burime të ndryshme, se në fakt dorëheqja e saj është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes tyre ka pasur dhe një përplasje verbale./ZËRI

Poll

MOS HUMB