Politikë

Gjikuria u tërhoq nga gara, Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës

Ndërkohë kandiodati tjetër në garë, Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.

E.K
Gjikuria u tërhoq nga gara, Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano

HIMARË- Këshilli Bashkiak i Himarës ka zgjedhur këtë të premte si kryetar të komanduar të Bashkisë Himarë, Arqile Bollanon. Ndërkohë kandiodati tjetër në garë, Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara. Zgjedhja e Bollanos si kreu i komanduar i bashkisë vjen pas dorëheqjes së Blerina Balës, e cila qëndroi për dy muaj si kryebashkiake e komanduar, pas arrestimit të ish-kryetarit në detyrë, Jorgo Goro. Bollano u komandua në funksionin e kryebashkiakut me 12 vota pro. Ndërkohë, këshilltarët e opozitës nuk ishin pjesë e mbledhjes. 

Gjatë fjalës së tij për mediat, Arqile Bollano u shpreh se do të bashkëpunojë me të gjithë. Ai tha se ka gjëra për të bërë ndërsa tha se ai ka një përgjegjësi të madhe. 

Arqile Bollano: Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi gjithë punën për të bërë. nuk ka vend për llafe por ka vend vetëm për punë. Kemi shumë gjëra për të bërë. unë kam përgjegjësi të madhe dhe kjo do ta tregojë në vazhdimësi.

Ndërsa kandidati tjetër në garë, i cili u tërhoq Pervin Gjikuria, vlerësoi Bollanon, për të cilin tha se ka eksperiencë në drejtim.

Pervin GjikuriaKa një eksperiencë të madhe në drejtimin e bashkisë së Himarës. Di të bashkëpunojë dhe kemi nevojë për një kryetarë që di si të ecë puna.

Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet nga Gjykata e Posaçme për krim zgjedhor. Blerina Bala paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale. Megjithatë nuk kanë munguar raportimet nga burime të ndryshme, se në fakt dorëheqja e saj është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes tyre ka pasur dhe një përplasje verbale./ZËRI

Poll

MOS HUMB