Politikë

Zbulohet slogani i protestës së PD, demokratët mblidhen para Kuvendit

Protesta do të nisë në orën 11:30, ku të gjithë deputetët do të mblidhen tek Kryesia e Kuvendit, aty ku deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës.

k.m.
Zbulohet slogani i protestës së PD, demokratët mblidhen para
Slogani i PD

TIRANË- Opozita ka njoftuar protestë të hënën, ditë që përkon me mbledhjen e Komisionit të Mandateve për kryedemokratin Sali Berisha. Nga selia blu është zbuluar se aksioni do të shoqërohet me sloganin: Opozita e të drejtave të mohuara në aksion!

Protesta do të nisë në orën 11:30, ku të gjithë deputetët do të mblidhen tek Kryesia e Kuvendit, aty ku deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës. Nuk dihet nëse Sali Berisha do të jetë i panishëm fizikisht në mbledhje apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi edhe vetë është shprehur se nuk e ka vendosur sesi do të veprojë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht përmes një shkrese Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe dhënien e miratimit për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Sipas SPAK, Berisha nuk ka zbatuar vendimin e dhënë më herët nga akuza për masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, duke mos u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj. Kjo, sipas SPAK, bën që ndaj Berishës të kërkohet një masë më e fortë sigurie. Kërkesa drejtuar Kuvendit është firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani.

Sali Berisha akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën e tij, për ti dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke Jamarbër Malltezit, i cili ishte një prej ish-pronarëve të truallit ku shtrihej kompleksi Partizani. Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB