Politikë

PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së nga Kuvendi

3 deputetë të PD-së pritet të përjashtohen nga seancat e radhës në Kuvend

E.K
PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së nga
Deputetet ne Kuvend

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 3 deputetëve nga seancat plenare në Kuvend, pas akteve të dhunshme që ndodhën ditën e djeshme në Kuvend. Deputetët që kërkohet të përjashtohen janë Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Në seancën e ditës së djeshme, e cila zgjati vetëm 13 minuta, socialistët miratuan rregulloren e re të Kuvedit, e cila parashikon ashpërsimin e masave për deputetët që kryejnë akte dhune në sallë.

Ky vendim u prit me protesta nga opozita, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, paralajmëroi padi në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend pati incidente mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, pasi këta të fundit kishin bllokuar hyrjen për në sallë.  

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB