TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi është përplasur ditën e sotme me deputeten e opozitës Albana Vokshi. Teksa Koçi po fliste kundër aksionit të opozitës, Vokshi pasi ka hyrë në sallë dhe menjëherë ka shkuar dhe i ka hequr mikrofonin. Në këtë moment ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila i ka kërkuar që të largohej dhe të linte deputetin socialist që të fliste.
DEBATI NË SALLË:
Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista. Këto duan luftë civile, nuk duan demokraci.
Spiropali: Nuk keni asnjë të drejtë të dhunoni deputetin, largohuni prej aty. Largohuni prej zotit Koçi. Është në të drejtën e tij që të paraqesë mendimet e tij
Vokshi: A je grua apo nuk je?
Spiropali: Vetëm sjellje prej gruaja nuk po bëni ju sot në Kuvendin e Shqipërisë.