Politikë

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pasi u mor i pandehur nga SPAK, Spiropali njofton vakancën

Kuvendi ka shpallur vakancën për postin e tij, duke sinjalizuar kështu Komisionin Qendoror të Zgjedhjeve që të vijojë me procedurat për zëvendësimin e tij.

k.m.
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pasi u mor i pandehur nga SPAK,
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka njoftuar sot gjatë seancës parlamentare dorëheqjen nga mandati të deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Kështu, Kuvendi ka shpallur vakancën për postin e tij, duke sinjalizuar kështu Komisionin Qendoror të Zgjedhjeve që të vijojë me procedurat për zëvendësimin e tij.

"Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. Ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes,"-tha Spiropali.

Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi për Çyrbjan ishte bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kohë kur Çyrbja drejtonte hipotekën e Durrësit. Në atë kohë, si drejtues politik i qarkut të Durrësit, Paloka e akuzoi se kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke sjellë mbivendosje të pronës. Deri më sot, deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për çështjen e tij. Madje, për mandatin është shprehur se ka vendosur që ta lëjë për shkak të problemeve shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB