
TIRANË- Zbardhet agjenda e ditës së nesërme, ku Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vjen për herë të parë në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin dedikuar luftës në vendin e tij. Në orën 09:00 të mëngjesit ai do të pritet në Kryeministri nga kreu i Qeverisë Edi Rama, me të cilin do të zhvilloojë një takim "kokë më kokë". Më pas do të ketë një takim mes dy delegacioneve dhe më pas firmosjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama do të presë në Pallatin e Kongreseve liderët e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa në orën 11:30 Rama dhe Zelenskyy do të mbajnë fjalimet hapëse të samitit. Në orën 13:00 do të organizohet foto familjare e të gjithë liderëve. Ndërsa gjithçka pritet të përfundojë në orën 13:30 kur do të mbahet dhe konferenca e përbashkët mes Ramës dhe Zelenskyy-t.
Agjenda:
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. /ZËRI