
TIRANË-Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj prej kohësh ndodhet në arrati. Por në edicionin e sotëm ai u “shfaq” në emisionin “Opinion”. Jo për intervistë por në një video të dërguar gazetarit Blendi Fevziu. Aty shfaqet Arben Ahmetaj duke ecur në Zyrih të Zvicrës. Ish-zëvëndëskryeministri është filmuar teksa ecën me një çantë në shpinë në Zvicër.
Blendi Fevziu: Ky filmim sapo ma çon dikush tani, besoj duhet të jetë Ahmetaj në Zyrish më thotë, por nuk i di të dhënat.
Armand Shkullaku: Mbase nuk është ai, mos është ndonjë aktor.
Blendi Fevziu: Ai është se video ishte pak më e gjatë dhe del edhe më afër, por shmanga unë gjatësinë.
Armand Shkullaku: Ti kishim parë fytyrën.
Blendi Fevziu: Do t’i shohësh fytyrën?
Armand Shkullaku: Na ka marrë malli mo tashi. Nga e ecura si Tigri duket. Po mo… zoti Beni.
Blendi Fevziu: Po ku po shkon Shkullak?
Armand Shkullaku: Ky është lajm turistik. Dhe ti mirë bën që e fut se më duket si videot e tua kur udhëton.
Blendi Fevziu: Nuk e di çfarë ka në çantë?
Armand Shkullaku: Çfarë do të ketë në çantë Batoni thotë prapë është i poshtër.
Blendi Fevziu: Mos ka dokumente?
Armand Shkullaku: Dokumentet i tha me fjalë. Për mua, jo vetëm për mua, por në çdo vend normal të botës kur del numri dy i qeverisë dhe akuzon kryeministrin me të cilin ka bashkëqeverisur çdo vend i botës i merr seriozisht.
Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër. Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët. Mbi Ahmetajn rëndojnë akuza për fshehje të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash./ZËRI