Politikë

Braçe: Ndryshoni paketën fiskale për fermerët

Gjatë fjalës së tij, Braçe tha Konventa është një instrument shumë i mirë.

E.K
Braçe: Ndryshoni paketën fiskale për fermerët
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë, ku po diskutohej projektligji “Për miratimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës”, u shpreh se duhet ndryshuar paketa fiskale sa i përket fermerëve, ndërsa shtoi se prodhuesit shqiptarë nuk kanë pse të ndihen të disfavorizuar. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha Konventa është një instrument shumë i mirë.

Erion Braçe: Konventa është instrument shumë i mirë dhe ndihmon ato aspekte që ju folët. Origjina e produktit na ndihmon të rrisim eksportet. Synon të japi një hov atij segmente veçanërisht përpunimit të produkteve bujqësore. Nëse kemi ecur përpara me peshkimin, apo nëse bëjmë hapa të vegjël me blegtorinë, segmenti i përpunimit të produkteve bujqësore, dalja me eksport të përpunuar patjetër që kjo Konventë e ndihmon, por kam parasysh një element që është disfavor nga sistemi fiskal që kemi adoptuar që ka filluar që nga paketa fiskale e vitit 2018 e bërë këtu në parlament. Impaktin e kanë dhënë të plotë siç ne e paralajmëruam me dëm kolosal në ekonominë bujqësore. Nëse ka sukses është puna e palodhur e fermerëve dh jo tatimi fiskal mbi ta. Nëse ne prodhojmë domate të freskëta dhe jemi eksportues, duhet të importojmë domate nga jashtë dhe të prodhojmë salcë dhe ta shesim jashtë si salcë. Janë pa humbje kur importojnë domate. Ky disfavor duhet të kompensohet. Pas kaq vitesh konsultimi me ata njerëz që merren me atë punë, ka ardhur momenti të ndryshojmë sistemin e tatimit mbi vlerë e shtuar, që prodhuesit tanë të mos ndjehen të disfavorizuar me produktet e importit. Nuk do rritemi sa çka nevojë konsumi. Është momenti për të ndërhyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB