
HIMARË- Qytetarët e Himarë kanë dalë në sheshin e qytetit duke festuar për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është në burg, zuri vendin e 3-të në votimet për zgjedhjet europiane 2024, pasi ishte në listën e Demokracisë së Re. Pas fitores, Beleri lajmëroi tha se do të japë një mesazh mbrëmjen e sotme nga burgjet.
MOMENTI ME VIDEO:
Nga Demokracia e Re kryeson Giorgos Avtias me një mijë vota diferencë nga i dyti Evangelos Meimarakis. Treshja mbyllet me Fredi Belerin, i ndjekur nga Manolis Kefalogiannis, me Eliza Vozeberg dhe Dimitris Tsiodras. Në vendin e shtatë është Eleonora Meleti, e ndjekur nga Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima./ZËRI