Politikë

U përplas me Nokën e Bardhin, Açka: Nuk mund të dal e të bërtas korridoreve

Mbledhja e sotme e Komisionit për Median dhe Informimin u mbyll pas 2 minutash, pasi deputetët e opozitës Bardhi e Noka i morën mikrofonin koleges së tyre Açka.

E.K
U përplas me Nokën e Bardhin, Açka: Nuk mund të dal e
Flutura Acka

TIRANË- Pas përplasjeve në Komisionin e Ligjeve, deputetja Flutura Açka pati një deklaratë për gazetarët, ku tha se opozita e zhurmës dhe kaosit nuk ka sjellë asnjë zhvillim për përmirësimin e situatës në Kuvend. Açka u pyet nga gazetarët se pse shkoi në Komision fizikisht, në një kohë që deputetët e grupimit Bardhi-Berisha kishin deklaruar se do të bllokonin punimet.

Po ashtu deputetja u pyet se kur ishte hera e fundit që kishte denoncuar një aferë të qeverisë Rama, dhe tha se rasti i fundit ishte ai i humbjes së identitetit kulturor të 13 kishave në vend.

Açka: Përpasja ishte një shfaqje jo e hijshme. Unë kam qenë e qartë në mbështetje të komisioneve hetimore. Duke qenë se parlamenti është jofunksional, mendova ta nis vitin mbarë e të themi fjalën tonë si opozitë. E shoh jashtë detyrës sime si deputete të bërtas nëpër korridore. Nuk ka asnjë dyshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Sa më shumë i vonon e majta është më keq për të sepse afron fundin e saj. Më vjen keq që si pasojë e konfuzionit është përkeqësuar klima. 

Mbledhja e sotme e Komisionit për Median dhe Informimin u mbyll pas 2 minutash, pasi deputetët e opozitës Bardhi e Noka i morën mikrofonin koleges së tyre Açka./ZËRI 

Poll

MOS HUMB