Politikë

U përplas fizikisht me Vullnet Sinën e PS, përjashtohet Bledjon Nallbati

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka marrë vendimin për përjashtimin e deputetit të PD, Bledjon Nallbati, pasi ky i fundit u përplas fizikisht me Vullnet Sinën e PS.

D.XH
U përplas fizikisht me Vullnet Sinën e PS, përjashtohet Bledjon
Sherri ne Kuvend

TIRANË – Është përjashtuar nga seanca parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Nallbati u përfshi në një sherr me deputetin e PS-së, Vullnet Sina. Ndërsa, Sina ishte duke folur në parlament, deputeti demokrat i ka ndërprerë fjalën.

Më pas, mes deputetëve Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sina kishte përplasje verbale dhe fizike.

Gjithçka nisi, pasi kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për procedurë, kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Kjo solli edhe revoltën e deputetëve opozitarë, që kanë bllokuar Foltoren./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB