Politikë

"Tirana...shihe sa bukur është"! Ironia e Braçes: Dua të shoh malin, por veç nga tarraca...duhej menduar kur ndërtohej!

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ndan pamje, teksa me tone ironie dhe pak kritike, ai vë në dukje humbjen e pamjes natyrore për shkak të ndërtesave të larta.

zh.ll
"Tirana...shihe sa bukur është"! Ironia e Braçes: Dua
erion brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë pamje nga kryeqyteti i Tiranës, mes temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës deri në Malin e Dajtit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ndan pamje, teksa me tone ironie dhe pak kritike, ai vë në dukje humbjen e pamjes natyrore për shkak të ndërtesave të larta.

"Shih sa bukur është", thumbon Braçe për pamjes që sipas tij, mund t'i shohësh vetëm nga tarracat e pallateve. 

Postimi i plotë i Braçes:

TIRANA E MADHE

NE NJE QYTET ME MALIN PRANE, UNE DUA TE SHOH MALIN, VECANERISHT NE RASTIN E RRALLE ME DEBORE;

ASHTU SIC NE NJE QYTET ME DET, UNE DUA TE SHOH DETIN, VECANERISHT KUR VJEN ME TERSELLUME TE PASTROJE BRIGJET;

Ne TIRANE ka gjithnje e me pak kende te shohesh malin dhe bukurine e tij, vec nga taracet e pallateve;
Eshte e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndertohej!

SHIHE SA BHKUR ESHTE!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB