
TIRANË- Deputetët e opozitës janë bllokuar sot që të hyjnë në sallën e Kuvendit, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre nuk janë të përjashtuar nga seanca plenare.
Dera e Kuvendit është thyer si pasojë e përplasjes me gardistët, ndërkohë që Dash Sula ka tentuar që të hyjë duke hipur mbi gardistët.
Në rendin e ditës së sotme në Kuvend është ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që parashikon një dënim më të ashpër për deputetët që kryejnë akte dhune.
Janë gjithsej 13 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seancat plenare si pasojë e dhunës që kanë ushtruar në seancat e mëparshme plenare.
Pjesë nga debatet mes deputetëve dhe gardistëve:
Sula: Kjo është çmenduri.
Bardhi: Ky është deputet dhe duhet të hyjë në Kuvend
Vokshi: Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar.
Sula: Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni.
Korreshi: Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën.
/ZËRI