
SHKODËR- Në takimin që kryeministri Edi Rama ka thirrur në Shkodër, me kryebashkiakët dhe me një pjesë të kabinetit qeveritar, do të jenë të pranishëm dhe të zgjedhurit vendor nga e djathta. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në takim deri tani kanë mbërritur të paktën 3 prej kryebashkiakëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që morën mandatin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Mësohet se deri tani kanë mbërritur në takim Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë si dhe Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë.
Momenti i mbërritjes së kryebashkiakut të Fushë Arrëzit:
Nuk dihet arsyeja pse demokratët i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë të thirrur nga Edi Rama gjatë së cilës do të bëhet një analizë e thelluar e punës që është bërë deri më tani në terren.
Deri tani kanë mbërritur disa prej ministrave, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe zëvendëskrteministrja Belinda Balluku.
Gjithashtu ka mbërritur edhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe njëherësh kryebashkiaku, Erion Veliaj
/ZËRI