Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër, e hap dhe e mbyll vetë takimin (Axhenda)

Në këtë takim, kryesocialisti pritet që të mbajë fjalimin e hapjes dhe atë të mbylljes

E.K
Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër, e hap dhe e mbyll
Edi Rama ne Shkoder

TIRANË- Shkodra do të kthehet sot në kryeqendrën e socialistëve, pasi kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me të gjithë kryebashkiakët e majtë, ku do të jenë të pranishëm dhe një pjesë e ministrave dhe drejtuesit politik të qarqeve. Në këtë takim, kryesocialisti pritet që të bëjë një analizë të punës që është bërë në terren, teksa të majtët po nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamenare tëë vitit të ardhshëm.

Takimi pritet që të nisë rreth orës 10:00, ku që në nisje do të jetë kryeministri Edi Rama, ai që do të mbajë një fjalim rreth 30 nminuta. Më pas mbledhja do të vijojë me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku, i cili do të ndalet në analizën financiare të bashkive, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.

Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.

16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB