Politikë

Sot Konventa e PL-së, Meta 'spastron' grupin e Kryemadhit! Nga gara tek përballja, në fund...tek ballkoni i Berishës

Këtë të shtunë pritet të ketë një tjetër përballje të fortë mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Konventë. Meta ka “premtuar” të zhdukë nepotizmin nga Partia e Lirisë, rrjedhimisht dhe emrin e Kryemadhit nga postet drejtuese në parti. Ajo do mbetet deputete e PL-së, por fati i saj politik mbetet ende i paqartë.

E.K
Sot Konventa e PL-së, Meta 'spastron' grupin e Kryemadhit! Nga
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë do të mbledhë këtë të shtunë në orën 10:00 Konevntën Kombëtare, ku pritet të ketë ndryshime statutore dhe një “spastrim” nga ‘’tradhtarët’’, siç shprehet kreu i PL-së Ilir Meta. Kështu sot, delegatët pritet që të zgjedhin Presidentin e partisë dhe zëvendësin e tij, në garë për postin e kreut të partisë janë Ilir Meta dhe ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha. Ndërsa për zëvendëspresident, janë në garë dy zonja, Erisa Xhixho, e cila është dhe e përzgjedhura e Metës për këtë post, pasi ishte propozimi i tij dhe anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri. Ndërsa Tedi Blushi, shkon i vetëm në garë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkohë që një garë e fortë do të jetë dhe për Kryesinë e partisë. Duket se Ilir Meta, me këtë lëvizjes synon të nisë një “spastrim” nga mbështetësit e Monika Kryemadhit, deputete e PL-së dhe bashkëshortja e tij. Mes emrave që pritet të marrin një vend në Kryesi kanë Edmond Haxhinasto, Agim Nesho, Ines Shehu apo Floida Kërpaçi. Kryemadhi nuk figuron kandidate në asnjë post. Po ashtu as ish-nënnkryetari Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga posti pak ditë më parë për shkak të përplasjeve në PL.

Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Këtë të shtunë pritet të ketë një tjetër përballje të fortë mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Konventë. Meta ka “premtuar” të zhdukë nepotizmin nga Partia e Lirisë, rrjedhimisht dhe emrin e Kryemadhit nga postet drejtuese në parti. Ajo do mbetet deputete e PL-së, por fati i saj politik mbetet ende i paqartë.

Në fund Ilir Meta, ka deklaruar se bashkë me mbështetësit do të shkojnë poshtë ballkonit të Sali Berishës, kreut të PD-së, i cili qëndron në masën “Arrest shtëpie”, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë, Meta prej ditësh flet për tradhtarë në radhët e Partisë së Lirisë, por emrat e tyre nuk i ka përmendur. Ai është shprehur vazhdimisht ditët e fundit se po kërkohet ti “merret” partia nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgaizuar, ndërsa ka shtuar se ka dhe një “luftë” të brendshme brenda partisë që po kërkojnë ti “uzupojnë” karrigen. A do flasë Ilir Meta me emra sot? Kjo mbetet për tu parë…/ZËRI

Poll

MOS HUMB