Politikë

"S'ka rëndësi çfarë problemesh politike kemi"/ Rama: Integimi evropian kalon përmes atij rajonal

Sipas tij të gjitha vendet e rajonit duhet të kontribuojnë 100 % në planin e ri të rritjes dhe nuk duhet përdorur asnjë arsye për ta penguar këtë.

a.l
"S'ka rëndësi çfarë problemesh politike
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me komisionerin e BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi, tha se integrimi evropian kalon përmes atij rajonal. Sipas tij të gjitha vendet e rajonit duhet të kontribuojnë 100 % në planin e ri të rritjes dhe nuk duhet përdorur asnjë arsye për ta penguar këtë.

"Dua të përfitoj nga ky rast për t’ju thënë të gjithëve se kur flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitalit të shërbimeve dhe mallrave, është e qartë se po të kishim bërë më shumë përpara do të kishim qenë më pranë. Integrimi evropian shkon përmes intregimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Kështu qëë të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur, për këtë apo tjetrën, janë tashmë të ekspozuara si gjepura, Me planin e ri të rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët që 6 vendet kanë rënë dakord që duhet ta bëjmë, nuk ka rëndësi se cfarë problemesh politike kemi me njëri tjetrin dhe BE është i gatshëm të na mbështesë por gjithsecili duhet ta harrojë se mund të marrë më shumë nga tregu i përbashkët evropian nëse nuk kontribuon 100 përqind në tregun rajonal. E gjitha lidhet me sjelljen e fqinjit me fqinjin", tha Rama.  

Poll

MOS HUMB