Politikë

'S'janë në Shqipëri'/ Vokshi nuk heq dorë: Do i kërkojmë Italisë ndihmë për aksionerët e “Sani Service”

Policia e Shtetit ka njoftuar Vokshin se Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë.

k.m.
'S'janë në Shqipëri'/ Vokshi nuk heq dorë: Do
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi duket se nuk heq dorë nga vendimi për të marrë në pyetje 3 shtetasit italianë. Sot, Policia e Shtetit ka njoftuar Vokshin se Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë.

Kështu që kryetarja propozoi që t'i dërgohet një shkresë autoriteteve italiane që të sigurojnë paraqitjen e tyre në Tiranë.

"Nuk janë në territorin e Shqipërisë, janë jashtë. Nëse vazhdojnë që të refuzojnë do të dërgojmë një shkresë tek autoritetet italiane dhe do të kërkojmë që këta shtetas të respektojnë ligjet e Shqipërisë për aq kohë sa kanë krijuar kompani shqiptare,"-tha Vokshi në fjalën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB