Politikë

Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Në vendim thuhet se pezullimi i pjessshëm përfshin pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.

E.K
Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë
Kryeministria

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë ka vendosur të rikthejë vizat me Bjellorusinë. Vendimi vjen pas propozimit të bërë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën. Në vendim thuhet se pezullimi i pjessshëm përfshin pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Bjellorusia është një nga vendet që është rreshtuar krah Presidentit rus Vladimir Putin dhe mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Vendimi:

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.
Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Poll

MOS HUMB