Politikë

Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri, merr 650 mln euro hua

Procesi i emetimit sipas njoftimit të shpallur nga Bursa e Londrës do të mbyllet brenda datës 11 mars. 

F.I
Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri, merr
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Shqipëria nisi të martën procedurat për marrjen e Eurobondit të ri. Shqipëria ka marrë 650 mln euro borxh me afat shlyerjeje për 10 vjet. Procesi i emetimit sipas njoftimit të shpallur nga Bursa e Londrës do të mbyllet brenda datës 11 mars. 

Një pjesë e parave janë kërkuar nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025, dhe pjesa tjetër për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018. Synimi është që eurobondi i ri të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.

Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri, merr
DOKUMENTI

Kjo do të ishte hera e shtatë që nga viti 2010 që vendi del në tregjet e huaja për të marr borxh. Deri më tani vlera e Eurobondeve shkon në 3.15 miliardë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB