Politikë

Erion Veliaj i dënuar?! Prokurorët sqarojnë dokumentin: Lapsus, problem i regjistrit elektronik

Prokurorët kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

F.I
Erion Veliaj i dënuar?! Prokurorët sqarojnë dokumentin: Lapsus,
Erion Veliaj

TIRANË-Në dosjen e Prokurorisë për kryebashkiakun e Erion Veliajt, thuhet se ai ka qenë i dënuar më parë. Fakt ky, që nuk është i vërtetë. Këtë gjë e kanë pranuar dhe vetë prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani në sallën e gjyqit gjatë seancë së sotme.

Erion Veliaj i dënuar?! Prokurorët sqarojnë dokumentin: Lapsus,
DOKUMENTI

Ata kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar. Duro dhe Dumani janë shprehur në gjykatë se në fakt, kemi të bëjmë me një lapsus. Sipas tyre ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB