Politikë

Seanca e parë plenare për 2024, ambasadorët e huaj mbërrijnë në Kuvend

Pritet që edhe ambasadorë të vendeve të tjera të jenë të pranishëm në seancë.

f.t
Seanca e parë plenare për 2024, ambasadorët e huaj
Alastair King-Smith

TIRANË- Pak minuta nga nisja e seancës së parë parlamentare për këtë vit kalendarik, ZËRI ka mësuar se kanë mbërritur të parët ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner. Pritet që edhe ambasadorë të vendeve të tjera të jenë të pranishëm në seancë.

Seanca e parë plenare për 2024, ambasadorët e huaj
Alastair King-Smith
Seanca e parë plenare për 2024, ambasadorët e huaj
Karl Bergner

Në seancën e sotme pritet të dekretohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimi i Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Po ashtu edhe miratimi i dekretit për emërimin e Adea Pirdenit si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB