Politikë

Kuvendi/ Bardhi publikon foton: Garda do rrethojë deputetët

Sipas Bardhit, ky parlament është një turp duke u shprehur se nuk ka gardist dhe polic që pengon apo intimidon opozitën.

k.m.
Kuvendi/ Bardhi publikon foton: Garda do rrethojë deputetët
foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me një urdhër që sipas tij është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për seancën parlamentare të së hënës, ku do të diskutohet buxheti. Në reagimin e tij Bardhi thotë se Nikolla ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme Gardën për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare. Sipas Bardhit, ky parlament është një turp duke u shprehur se nuk ka gardist dhe polic që pengon apo intimidon opozitën. Në foton e publikuar, Brdhi tregon gardën e republikës teksa bën prova në sallën e Kuvendit për mbarëvajtjen e së seancës së të hënës.

Kuvendi/ Bardhi publikon foton: Garda do rrethojë deputetët
foto e piblikuar nga Gazment Bardhi

Bardhi: Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës! 

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Ditën e hënë 20 nëntor Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar projekt-buxhetin e vitit 2024. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kaos në parlament, ditën e hënë dhe është shprehur se shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

Poll

MOS HUMB