
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pavarësisht se jo fizikisht, u sigurua që të ishte i pranishëm në Panairin e Verës të zhvilluar në Beograd. Edhe pse jo fizikisht, kreu i qeverisë shqiptare dërgoi një video-mesazh përshëndetës për të gjithë të pranishmit. Përmes një vidomesazhi kreu i Qeverisë shqiptare u është drejtuar të pranishmëve me një përshëndetje ku u shpreh i keqardhur se nuk mund të ishte fizikisht.
Edi Rama: Pyetja nuk është nëse do të jetë, por kur do të jetë. Unë jam i përkushtuar të kontribuoj në këtë qëllim. Lidhja e vendeve tona me botën dhe moslidhja me njëri-tjetrin është dritëshkurtër. Le të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe të mos përsërisim të punojmë së bashku dhe ta kthejmë rajonin në një vend ku fëmijët tanë do të jetojnë bashkë.

Kjo është hera e dytë që Panairi i Verës mbahet në Beograd. Në panair mori pjese presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./Zëri.ai