
TIRANË- Pas disa orësh seancë parlamentare është tensionuar sërish situata në sallë. Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani bllokoi foltoren dhe shtyu punonjësin e Gardës. Më pas ai nuk u lejua të mbajë fjalën dhe për këtë arsye debatoi edhe me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
“Rrugaç”, dëgjohet të ketë thënë ai.
Spiropali: Pse krijon incident në mënyrë të panevojshme zoti Dogjani, për çfarë e bëni këtë skenë krejt të panevojshme, Grada ka punën e saj. Përse e zë foltoren dhe mban peng deputetët, po provokoni një sallë të tërë.
Dogjani: Janë 300 pensionistë nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja që marrin vetëm 3300 lekë në muaj.
Spiropali: Kjo nuk është për procedurë ju lutem, mos e bëni këtë skenë se dalim në mënyrë të shëmtuar në sytë e qytetarëve. /ZËRI