Politikë

Vrasja e të miturit në shkollë/ Manastirliu shkon në Kuvend, Bardhi e sulmon: Ja keni shtruar muhabetit si lare!

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu afrua Foltores dhe u përplas me Manastirliun dhe dy ministret e tjera.

k.m.

 

Vrasja e të miturit në shkollë/ Manastirliu shkon në Kuvend,
Momenti i tensioneve

 

TIRANË- Sapo ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu ka hyrë në Kuvend, është pritur me tensione nga opozita. Nuk kanë munguar akuzat dhe fyerjet në sallë nga ana e opozitës në disa momente, madje kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu afrua Foltores dhe u përplas me Manastirliun dhe dy ministret e tjera.

"Rri aty dhe bën muhabet. Ka vdekur një fëmijë atje. Nuk të vjen zor nuk të vjen. Të ulet ajo në vend. U vra një fëmijë në shkollë. Ia kanë shtruar të treja muhabetit aty si lare,"-tha Bardhi.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur pasditen e djeshme. Të rinjtë ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr. Viktima,  Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek "Fan Noli". Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. Sesi e kanë gjetur, fshehur ose futur brenda ambienteve të shkollës, kjo ende nuk është e qartë. Motivet për vrasjen mendohet se janë disa, nga përplasjet në rrjetet sociale tek ato për një vajzë, por me rëndësi është një jetë fëmijë humbi, kur mund të ishte paralajmëruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB