Politikë

"Rruga e Durrësit, 'tokë e xanun'"/ Nuk ndalet Braçe, publikon mesazhin e qytetarit: Ome deputet...po tani?

Në rrjetet e tij sociale, Braçe ka publikuar një foto nga "Rruga e Durrësit" të dërguar gjithashtu nga një qytetar i shqetësuar. 

zh.ll
"Rruga e Durrësit, 'tokë e xanun'"/ Nuk ndalet
erion braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar sërish lirimin e hapësirave publike në Tiranë duke publikuar mesazhet që i adresojnë atij qytetarët e kryeqytetit. Në rrjetet e tij sociale, Braçe ka publikuar një foto nga "Rruga e Durrësit" të dërguar gjithashtu nga një qytetar i shqetësuar. Braçe thekson se mesazhi vjen nga i njëjti qytetar, që vetëm një ditë më parë deputeti publikoi mesazhin e tij, ku ankohej se në rrugën “Mustafa Matohiti”, njohur ndryshe si rruga e “Salës”, nuk janë liruar hapësirat publike. 

Postimi i Braçes:

"Ome deputet si u gdhinë se pash që u mërzitë dje e më the se ona e majtë ke Mustafaj është në prona private. Prap ke e djathta e le fojin. Na shife në rrugë të Durrësit këtu rresme, jashtë pallatit majtas e djthas, me shtylla e tenda se në na sharove ti. Po tani do mëthush prapë pronë private”.

Eshte i njëjti dhe kam të njëjtën përgjigje: prit fundin na kanë thënë!'

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur në muajin korrik, pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB