Politikë

Rithemelimi përsërit skenarin, bllokon sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit për Zgjedhoren

Rithemelimi nuk e njeh përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

E.K
Rithemelimi përsërit skenarin, bllokon sallën ku mbahet mbledhja
Konflikti te Zgjedhorja

TIRANË- Grupi i deputetëve të opozitës, Berisha-Bardhi, edhe sot kanë zgjedhur skenarin e bllokimit të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Para nisjes së kësaj mbledhje, deputetët e opozitës kanë zënë karriget, dhe pritet që të përsërisin skenarin e javës së kaluar, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.


Grupimi Berisha-Bardhi i kërkuan dje përmes një letre, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe për dijeni ambasadorëve të QUINT-it, që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore. Sipas tyre është jo e drejtë, që grupimi i Lulzim Bashës që ka vetëm 7 deputetë, të ketë 3 anëtarë në Komision, ndërkohë që pjesa dërrmuese e opozitës të mbetet e papërfaqësuar.

Prej kohësh palët në opozitë janë në përplasje mes tyre për postin e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka bërë publike disa propozime për Reformën Zgjedhore, që janë listat e hapura, sistemi propocional kombëtar, si dhe votën e diasporës. Ndërkohë që Rithemelimi kërkon që Reforma Zgjedhore të nisë nga zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2020. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB