Politikë

Në SPAK prej 4 orësh, Malltezi: Nuk kam faj, hetimi ndaj meje me urdhër politik

Malltezi u shpreh se nuk ka asnjë faj dhe hetimi ndaj tij është urdhër politik, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

f.t
Në SPAK prej 4 orësh, Malltezi: Nuk kam faj, hetimi ndaj meje me
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka folur para gazetarëve, pas marrjes në pyetje për 4 orë në SPAK. Malltezi u shpreh se nuk ka asnjë faj dhe hetimi ndaj tij është me urdhër politik, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATA E PLOTË E JAMARBËR MALLTEZIT, PAS SPAK:

 

Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetim. I dhashë edhe këto tjerat. Un kam disa deklarata pse është kjo politike. E para se filloj nga Taulant Balla, e dyta sepse brenda ditës regjistrtuan edhe kallëzimin penal, e treta prokurorët janë në konflikt interesi sepse edhe vetë prokuroja Millonai është nga Elbasani, pra qartazi me lidhje me Taulant Ballën. Ka mbi tre vite hetime dhe nuk ka patur absolutisht asnjë faj. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama dhe SPAK nuk i ka marrë parasysh. Dyshimet nisën për nenin për zyrtarët e lartë kur un nuk kam pasur kurrë asnjë pozitë. Kam shkelur të drejta të mijat kushtetuese në një process civil ndaj Taulant Ballës.

Denoncimi i PD-së për tjetërsimin e pronave, kulla 40 e ca katëshe. Këto dokument nuk i kanë bërë pjesë e dosjes. Zonën e ka bërë urbane me parametra. Nuk kam qenë asnjëherë zyrtar, nuk ke asnjë gjë, momenti kur ti kërkon larje parash por nuk pranon ekspertizën kontabël. Pati qëndrime të pa denja, që ka arrestuar një njeri pa e pyetur fare. Ia thashë në sy. Është politike, filloi nga Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama.

Nuk kam patur asnjë faj. Këto janë urdhra të Edi Ramës dhe nuk i kam marrë parasysh. Nuk u pyeta për shifër konkrete, iu thashë që janë të ardhura ligjore. Provën e hartës e pranoi SPAK, këtë që është firmosur nga Edi Rama. Zonë urbane me parametra të larta e pranoi SPAK. Nuk e kishin si provë, e kanë fshehur. Frika nga Taulant Balla dhe Edi Rama ishte e dukshme në SPAK.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe pas afro një muaji tashmë do të vijojë betejën e tij ligjore nga masa e arrestit të shtëpisë. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën arrest shtëpie. Avokatët kërkojnë që Malltezi të mos ketë asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet. Rekursi është dorëzuar një ditë më parë, 24 janar./ZËRI

Poll

MOS HUMB