
TIRANË- E moshura nga Rrësheni 2 vite më parë "vodhi" vëmendjen e të gjithë mediave teksa mbante fjalim para kryedemokratit, Sali Berisha. Sot ajo është kthyer për të mbështetur kryedemokratin pas një turi në disa vende të Europës, por po me të njëjtat epitete për të. Fillimisht, ajo e krahasoi me një luan të mbyllur në një kafaz të artë, duke iu referuar banesës së Berishës. Si një demokrate e flaktë, e njoftoi se e kishte ndjekur për çdo ditë, në çdo dalje të tij, nga qytete të ndryshme të Europës. Por "qershia mbi tortë" ishte krahasimi që ajo i bëri Berishës me Bajram Currin, duke iu referuar si "Bajram Beu".
E moshuara nga Rrësheni: I uroj shëndet luanit të Kafazit të artë. Ai kafaz do shkruhet më shkronja të arta. A mbyllet tropojani në kafaz? A lidhet Bajram Begu? Nuk i them me vra veten, nuk ka nevojë me vra veten Sali Berisha...se e kishte vrarë me kohë. është kaq trim ai. Dy fjalë i fola në Rrëshen, morën dhenë. Iu kam ndjekur natë për natë, vetëm 2 javë nuk iu pashë se isha në Itali. Iu kam parë në Greqi, në Francë, në Paris atje tek Napoleon Bonaparti. Në qoftë se ju nuk iu ka bërë keq Partia e Punës mos hajdeni tek Sali Berisha, se pseudemokratët ia morën fytyrën Sali Berishës.
Ç'thoshte e moshuara më 22 janar 2022?
“Doktor Berisha, ti je magneti i tokës së Shqipërisë. Në radhë të parë të uroj mirseardhjen në zemër të Mirditës, në këtë popull mikpritës, autokton vëllazëror, ti e ke vlerësuar më shumë se unë. Jam gruaja e Gjon Markndoj që e ke njohur shumë mirë. Jam anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas që prej vitit 1994. Shkova dhe votova në Kurbin kundër Lulzim Bashës me gjithë qejf. Pse? Ai vërtetë është simpatik, me të gjitha shkollat, por ne e votuam vetëm prej Sali Berishës. Ai nuk diti të mbledhë demokratët,"-thoshte ajo./ZËRI